Patozi veçon ministren Gjermeni, zbulon edhe mesazhet me Ramën

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka veçuar vetëm një ministër dhe ajo femër nga kabineti Rama,  si i vetmi person për të cilin ka menduar pozitivisht në radhët e qeverisë.

Ajo është ministrja Eglantina Gjermeni.

Swiss Digital Desktop Reklama

I ftuar në emisionin “Oktapod” në “Vizion Plus” Patozi zbuloi se kohë më parë ka shkëmbyer mesazhe edhe me kryeministrin Edi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kryeministri Rama më ka uruar për ditëlindjen time. Edhe unë më vonë i ktheva reston, duke i uruar lindjen e djalit. Unë nuk do ta kisha bërë, që ta uroja për djalin, kështu që është meritë e tij”, u shpreh deputeti i djathtë.

Por  ka më shumë se një vit që kryeministrit i ka lindur djali, çka do të thotë se në Shqipëri mes politikanëve kundërshtarë të dy kampeve, arrihet të komunikohet në raste të tilla.  

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?