Patronazhistët/ Anëtarja e KQZ e shqetësuar thirrje Yuri Kim: Ndihem e kërcënuar, merrni në mbrojtje të dhënat e mia personale e të shqiptarëve
Anëtarja e Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Helga Vukaj i kërkon ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim dhe përfaqësuesve të tjerë ndërkombëtarë të marrin në mbrojtje të dhënat personale të shqiptarëve.
E shqetësuar nga skandali i publikimit të të dhënave personale, zonja Helga Vukaj në mbledhjen e sotme të Komisionit Rregullator tha se ndihej e kërcënënuar për shkak dhe të funksionit që ka. Jo vetëm kaq patronazhisti që PS kishte vënë në dispozicion për të mbikqyrur atë dhe i dinte edhe numrin e banesës merrej në mbrojtje nga kryeministri Edi Rama.
“Si individ dhe më pas do marr profilin që më takon, në momentin kur dëgjoj që përndjekësi im, apo patronazhisti im që ka luajtur të dhënat e mia deri në numrin e banesës time, imagjinoni sa të rriskuar ndihemi ne të pavullnetshmit. Unë që nuk kam dhënë konsensusin askund që të më përdoret ID e të qarkullojnë poshtë e përpjetë këto të dhëna, edhe për hir të deklaratave që bëj si anëtar i KQZ –së të ndihem e riskuar kur përballë kam aureolën mbrojtjëse nga lideri në pushtet ndaj patronazhistëve. Në vend që këta patronazhistë sot të ishin një ndjesë publike për veprimet që kanë bërë ndaj të dhënave personale të gjithësecilit sot këta janë marrë në mbrojtje.
Më lind automatikisht një thirrje, e vokacion i brenddshëm: Ju lutem ju lutem struktura ndërkombëtare të akredituara në Shqipëri. Zonja Kim, ambasadorja e SHBA, zotërinj të tjerë, shkëlqesi që drejtoni organizatat e akredituara në Shqipëri dhe jeni kontributorë në anëtarësimin tonë në NATO – Jam shtetase e në vendi në NATO e nuk kam garanci në mbrojtjen e personale. Ju lutem merrni në mbrojtje të dhënat e çdo shqiptari, përshirë të dhënat e mija. Ndihem e kërcënuar edhe për shkak të funksionit.”
Vukaj shprehu shqetësimin dhe për faktin e mos reagimit nga KQZ për këtë çështje.
Prisja që sot të kishim drejtuesin e AKSH, drejtuesin e E- Albania, dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile që duhej të na raportonin dhe justifikonin si mundet që të dhënat e mia personale dhe të gati 1 milionë banorëve të kryeqytetit të qarkullojnë poshtë e përpjetë në një sistem totalisht partiak dhe të njëanshëm.
Një shqetësim të tillë Vukaj deklaroi se e kishte shprehur edhe më përpara por kishte hasur në vesh të shurdhët dhe nuk e fshehu dot shqetësimin. Madje e Injdinjuar zonja Vukaj nga mosreagimi ia SPAK shprehu rrezikun e minimit të punës së tyre si anëtarë të KQZ-së të cilët punojnë me integritet.
Herën e kaluar rendita të gjithë rrisqet. Të cilat përveç rrisqeve individuale dhe rrisqet në procesin zgjedhor. Minimin e punës tonë. Në fakt jo vetëm që zyrtarët përgjegjës janë inekzistentë por nuk kemi asnjë fidbek nga prokuroria. Do të thoni që prokuroria do të kishte marrë një shkresë por administrata nuk e ka përcjellë këtë shkresë a thua se jemi jashtë këtij institucioni e kjo ra në vesh të shurdhër. Kjo është një problematike e jashtëzakonshme zoti Merkaj dhe këto shkresa duhej të ishin përcjellë që atë ditë. Marr të mirëqënë që thirrja ime ka qenë publike dhe drejtuesit e SPAK, prokurori i përgjithshëm me sensibilitetin më të madh duhej ti ishin përgjigjur kësaj thirrjeje të një prej strukturave më të rëndësishme të KQZ që është përpjekur të ruajë integritetin e këtij procesi. E gjej të keqardhur këtë gjëndje zoti Merkaj.”