Paulin Sterkaj dhe Tom Doshi, replika “për groshën në Shkodër”

Kanë qenë dikur kolegë dhe miq, dy deputetë të të njëjtës parti në qarkun e Shkodrës, por sot, kur mbeten edhe pak ditë nga zgjedhjet lokale të 21 qershorit,  ata janë kundër njëri-tjetrit në fushatë. Paulin Sterkaj dhe Tom Doshi kanë shkëmbyer këto orë replika në distancë. Deputeti socialist Sterkaj është shprehur “Tom Doshi është një elektron i lirë, dhe kjo nuk është më asgjë e jashtëzakonshme.”

Më tej ai shtoi “Atij i ka humbur grosha dhe nuk po e gjen dot. Në Malësinë e Madhe një herë thotë jam me PS-në, njëherë jam me PD-në. Qëndrimet e tij nuk përfaqësojnë PS-në”. Ditët e fundit Doshi është parë në krah të kandidatit të majtë të Vaut të Dejës, por papritur ka dalë kundër kandidates socialiste për Shkodrën, Keti Bazhdari, me arsyetimin se këto kandidatë vijnë nga radhët e LSI.

Deputeti Tom Doshi pak kohë më parë pretendoi se atij dhe kolegut demokrat Mhill Fufi i ishte kurdisur një atentat nga kreu i LSI-së, Ilir Meta, mirëpo këto akuza u hodhën poshtë nga prokuroria dhe madje  Tom Doshi u arrestua për “kallzim të rremë” dhe qëndroi për rreth 1 muaj në arrest shtëpiak.

SHKARKO APP