PBDNJ: 17 parregullsi për zgjedhjet në Himarë

 

 

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe kandidati i saj në Himarë, Fredo Bejleri kanë denoncuar rreth 17 parregullsi gjatë procesit të zgjedhjeve deri në orën 13:00.

Denoncimet e renditura më poshtë janë parregullsi të pretenduara nga kandidati Bejleri:

 

“Sot ne daten 21.06.2015 me hapjen e qendrave te votimit fatkeqësisht u konstatuan shume problem serioze te cilat ndikojnë negativisht per zvillimin normal te procesit zgjedhor njekohesisht me këto veprime behen përpjekje te vazhdushme per manipulimin e rezultatit ne favor te kandidatit te partise socialiste zotit Jorgo Goro.

Konkretisht:

Ora 07:10

Ne Q.V. N 4594 (Kallarat) nuk jane paraqitur komisioneret si rezultat nuk eshte hapur qendra e votimit.

Ora 07:20

Jonian Duni ne Q.V. 4584 (Gjilek) vezhgues I P.B.D.NJnuk lejohet te hyje ne kete Q.V. per te kryer detyren edhe pse ka autorizim e KZΑZ

Ora 07:30

Ne Q.V. 4581/1 (Qeparo Fushe)mbyllen kutit e votimit duke u ndryshuar ka paket e kutive.

Ora 07:35

Ne Q.V. 4600dhe 4599 (Kuc) nuk jane paraqitur komisioneret e koalicionit te djathte.

Ora 07:45

Ne Q.V. 4592 (Vranisht) nuk lejohet te hyje ne Q.V.vezhguesi I P.B.D.NJ me gιthese disponon nga autorizimi e KZΑZ

Ora 08:10

Ne Q.V. 4591 (Himare) nuk e janë paraqitur komisioneret e koalicionit te djathte dhe nuk pafilluar procesi zgjedhor

Ora 08:15

Ne Q.V. 4594 (Bolene) jane ngatërruar kapaket e kutive nje koheshit dhe vulat e mbylljes e kutive.

Ora 08:30

Ne Q.V. 4588/1 (Himare Fshat) fletet e votimit vulose jashtë kuadratit perkates ne menyre te per dalluese

Ora 09:25

Ne Q.V. 4588 dhe 4588/1 (Himare  Fshat) punonjesi I Bashkise dhe militant I A.SH.E Arqile Bollano po shoqeron ne menyre te perseritur te dhunshem te moshuarit per te votuar. Veprim qe nuk lejohet nga Komisionii Q.V.

Ne Q.V. 4590 (Himare Shkolle) militant I A.SH.E Artan Duka nuk lejonte moshuareti shoqeroje per tevotuar personin e përzgjedhur nga vet imoshuari.

Ora 09:30

Ne Q.V. 4591 (Himare Kopesht) militantja e A.SH.E Mirka Gjicali pengon te moshuarit te shoqerohen nga njerzit e perzgjethur prej tyre per te votuar. Ne te njejten Q.V. Irini Lloi dhe Ersida Nini militan te te A.SH.E lejohen ne menyre te perseritur te shoqërojnë te moshuar.

Ora 09:30”.

 

Ne Q.V. 4584 dhe 4584/1 (Gjilek) punonjesit e BashkiseThodhori Beja Sekretari Bashkise dhe Jerasimo Bashi Drejtor I Kadastres kercenojnë njerëzit jashte Q.V. dhe i orientojnë dhunshem duke i shoqeruar per te votuar.

Ora 10:00

Ne Q.V. 4592 (Vranisht) u konstatua rast qe komisioni Q.V. i jep votuesit fletëvotimi te plotesuar. Qytetari nuk pranonte mare flete votimit e plotësuar dhe kërkon flete te pa plotësuar, komisioni nuk i jep.

Ora 10:25

Ne Q.V. 4591 (Himare Kopesht) lista përfundimtare qe disponon komisioni nuk janë te plota duke u krahasuar me listen perfundimtare te afishuar jashtë qendres se votimit.

Ora 10:30

Ne Q.V. 4591 (Himare Kopesht)militantja e ASHE Mirka Gjicali vazhdon te pengoj shoqeruesit e personave te moshuar nga njerezit e familjes per votimin,kjo me kundershtim me nenin 108 te kodit zgjedhor.

 

SHKARKO APP