PBDNJ dyshon se Neranxi u dhunua si grek

Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dënon pa ekuivok kapërcimin e limiteve gjatë veprimeve të Policisë së Shtetit ndaj biznesmenit Nikollaq Neranxi.

Në një deklaratë për shtyp të kësaj partie, dënohet arroganca e policisë ndaj tij dhe hidhen dyshime se origjina e biznesemneit mund të jetë në këtë rast dhe një arsye për dhunën.

“Incidente të tilla të rënda manifestojnë arrogancën regjimore të pushtetit që po zëvendëson partneritetin me biznesin me represion dhe nënshtrim. Sidomos kjo për biznesmenë që artikulohen publikisht për politikat qeveritare.

Kambanë alarmi për liritë qytetare. Duam të besojmë se origjina e biznesmenit të mos ketë qenë motiv rëndues i abuzivitetit shtetëror.”

SHKARKO APP