PBDNJ: Të merren masa për parandalim incidenti në Konispol

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, përmes një deklarate për shtyp, ka denoncuar sot incidentet me fyrje dhe sharje të ndodhura në ambientet e  QV 4731, QV 4731/1 dhe QV 4731/2 (Xarrë) të Bashkisë së Konispolit.

“Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe kandidati i saj për Bashkinë e Konispolit, Anastas Guda kërkojnë që të merren masa për parandalimin e incidentit  dhe zhvillimin e procesit të votimit në ambiente të qeta”, citon kjo forcë politike.

SHKARKO APP