PD: 25 prilli, një ndër ditët më kritike në historinë e Shqipërisë, çdo shqiptar ka një shans për ta ndryshuar fatin dhe të ardhmen e tij
Partia Demokratike deklaron se pas 12 ditësh, do të mbahen zgjedhjet në Shqipëri dhe se 25 prilli do të jetë një ndër ditët më kritike në historinë e Shqipërisë.
Nga foltorja e selisë blu, zëdhënësja e fushatës së PD-së, Floriana Garo, deklaroi se pas 8 vitesh qëndrim në vendnumëro dhe prapambetje nën qeverisjen e Edi Ramës, çdo shqiptari i jepet tashmë një shans për ta ndryshuar fatin dhe të ardhmen e tij.
Deklarata e Partisë Demokratike
Pas 12 ditësh, do të mbahen zgjedhjet në Shqipëri.
Kjo do të jetë një ndër ditët më kritike në historinë e Shqipërisë.
Pas 8 vitesh qëndrim në vendnumëro dhe prapambetje nën qeverisjen e Ramës, çdo shqiptari i jepet tashmë një shans për ta ndryshuar fatin dhe të ardhmen e tij.
Më 25 Prill ne mund të zgjedhim mes Shqipërisë së vështirësisë, pafuqisë, dëshpërimit,
Shqipërisë me ekonomi në rrënim,
Shqipërisë së arrogancës,
Shqipërisë së Edi Ramës, dhe Shqipërisë me ndryshim dhe shpresë,
Shqipërisë ku kushdo mund ta fitojë jetën me dinjitet,
Shqipërisë, e cila do të bëhet gradualisht pjesë e komunitetit Europian,
Shqipërisë ku të rinjtë do të duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre,
Shqipërisë ku politika bëhet me respekt,
Shqipërisë ku çdo qytetar ka një ndjesi përkatësie dhe ku qeveria punon për të dhe jo për vete.
Më 25 Prill, Shqipëria do të zgjedhë Partinë Demokratike me Lulzim Bashën dhe “Aleancën për Ndryshim” për të ri-sjellë shpresën.
Shqipëria fiton!