PD: 90 përqind e shqiptarëve më keq se pak muaj më parë, jetojmë në një realitet të hidhur social

Eksperti i Ekonomisë për PD Dorjan Teliti ka publikuar një sondazh, i botuar në një media pranë qeverisë, ku thuhet se gati 90 përqind e shqiptarëve janë sot më keq ekonomikisht se pak muaj më parë.

Teliti shprehet se shqiptarët sot jetojnë në një realitet social të hidhur, me një kryeministër, që bën plazh, ndërsa populli vuan.

Postimi i Dorjan Telitit:

90% e shqiptareve me keq se pak muaj me pare, nuk ka raport apo sondazh qe te mos e nxjerre ne pah realitetin e hidhur.

Nje qeveri e pergjegjshme nuk shkon per pushime por pervesh menget, menaxhon krizen dhe minimizon demet, ndersa qeveria shqiptare jo vetem ska marre masat e nevojshme per tu ardhur ne ndihme dhe mbeshtetje shqiptareve e bizneseve por e ka lene ekonomine ne renie te lire.

Ne sondazhin e medias prane qeverise konfirmohet se mbi 90 % e shqiptareve jane demtuar ekonomikisht nga pandemia, pra rreth 2.5 milione shqiptare sot jane me keq.

Biznesi po falimenton, shtresa e mesme po humb te ardhurat, shtresa me te ardhura te ulta po zhytet ne varferi te plote, sic u shpreh se fundmi edhe UNDP, ku ne Shqiperi jane shtuar me 230mije personat e varfer, e kjo ka ndodhur vetem gjate muajve te fundit, cka do te thote se ekonomia e shqiptareve eshte ne kolaps te thelle.

Masat qe ndermori qeveria ishin gjysmake dhe jo gjitheperfshirese, ne totalin e tyre jo me shume se 100 milione euro, ose e thene ndryshe vetem 7 euro/fryme ne muaj.

Cdo gje tjeter eshte vetem propagande.

Nuk duhen paketa 3D, por masa qe nuk e trajton biznesin si te njerkes e shqiptaret si qytetare te dores se trete.

Vendet e rajonit kane ndermarre paketa mbeshtetese konkrete, Shqiperia jo.

Prandaj recesioni sipas BERZH parashikohet me i larti ne rajon, -9%, recesion dy here me i larte se ai i Kosoves e cila ndonese ka nje buxhet dy here me te vogel sesa Shqiperia, ka ndermarre paketa ndihmese per biznesin, te punesuarit dhe shtresat ne nevoje disa here me te larta (vetem paketa e fundit e disa diteve me pare e Kosoves eshte 365 milione euro).

Boll mè me tallje. Mjaft u serviret lugen bosh shqiptareve, te cileve u rritet borxhin e u shtuat pafund taksa e prape i paguajne, pikerisht qe keto para te perdoren per ta, sidomos ne kohe te veshtira, dhe jo per PPP e koncensione per oligarket e oborrit.

Mjaft eshte mjaft. Varferine po e ktheni ne skamje. Shqiptaret do te ndeshkojne me vote kete keqqeverisje dhe masivisht do mbeshtesin alternativen e Partise Demokratike dhe Opozites se Bashkuar, me nje program konkret per rimekembjen e vendit.

SHKARKO APP