PD ankimon gjobën e Veliajt

Partia Demokratike ka ankimuar në Këshillin Administrativ të Bashkisë gjobën që iu vendos pas protestës së 8 dhjetorit.

Sipas PD-së gjoba është e pavlefshme dhe e motivuar politikisht.

Në rast mosanullimi të gjobës, PD-ja do t’i drejtohet Gjykatës Administrative. Bashkia duhet t’i kthejë përgjigje PD-së brenda 30 ditësh.

Nëse Gjykata jep një vendim në favor të Bashkisë, atëhere PD-së do t’i bllokohen llogaritë bankare për të vjelë shumën e gjobës.

Kjo e fundit kap një vlerë prej 16.3 milionë lekë të reja.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka thënë para disa ditësh se ai nuk e mbyll mandatin e tij pa marrë gjobën e vendosur ndaj Partisë Demokratike./

SHKARKO APP