PD ankimon në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS për Gjirokastrën
Partia Demokratike ka dorëzuar ditën e sotme në Kolegjin Zgjedhor, ankimimin e vendimit të KAS për Gjirokastrën.
Lajmin e ka bërë me dije përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Marash Logu, i cili përmes një postimi në Twitter thekson se kanë kërkuar nga Kolegji Zgjedhor pavlefshmërinë dhe përsëritjen e zgjedhjeve në këtë qark.
“Dorëzuam sot në Kolegjin Zgjedhor padinë kundër vendimit të KAS për Gjirokastrën, duke kërkuar pavlefshmërinë dhe përsëritjen e zgjedhjeve. Detyra jonë para shqiptarëve është të vazhdojmë betejën në çdo front, me çdo mjet dhe mundësi për zbardhjen e masakrës zgjedhore Rama-Doshi”, theksoi përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Marash Logu.