PD: Armiku ynë është Rama, do të bëjmë çdo gjë për largimin e tij
Këtë të hënë, kryesia e grupit parlamentar të Partisë Demokratike zhvilloi një mbledhje për të diskutuar mbi strategjinë e opozitës në Parlament. Në përfundim të mbledhjes, deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj tha se opozita ka vetëm një synim.
“Armiku ynë i vetëm është Edi Rama. Do të bëhet çdo gjë për të larguar Edi Ramën”. PD nisi legjislaturën e re e përfshirë nga një krizë e brendshme, pas përjashtimit nga grupi parlamentar të Sali Berishës.
Pas këtij vendimi, ish-kryeministri ka nisur një fushatë bisedimesh me demokratët, ku ka sulmuar kreun e partisë, Lulzim Basha dhe vendimet e tij gjatë viteve të PD në opozitë.