PD bashkohet me LSI për kreun e Qarkut Dibër, rrëzohet PS-ja

Duket se ka nisur çarja e së majtës edhe me anë të shifrave zyrtare. Lëvizja Socialiste për Integrim ka bashkuar votat me Partinë Demokratike për zgjedhjen e kryetarit të Qarkut Dibër. Megjithëse e majta ka fituar 13 vende nga 17,  në këshillin e këtij qarku, ajo ka humbur me rezultatin 7 vota e majta dhe 10 e djathta.

Për zgjedhjen e kryetarit të ri të Këshillit të Qakur Dibër, LSI ka propozuar Hajri Laçin, PS Qazim Gjonin dhe PD Sabri Laçin.

Bashkimi i votave të të majtëve do të nxirrte fitues Qazim Gjonin e PS-së, por pas numërimit të votave ai ka  rezultuar me 7 vota, ndërkohë kandidati i LSI-së, Hajri Laçi ka fituar postin e kryetarit të Qarkut Dibër për katër vitet e ardhshme me 10 vota.

Sakaq kandidati i PD-së, Sabri Laçi nuk ka fituar asnjë votë, madje as votën e tij.

LSI ka pesë mandate në këtë këshill, PD katër.

Sakaq në ndihmë të të djathtëve ka ardhur dhe një këshilltar i PDIU-së, duke forcuar kështu pozitat e LSI-së e PD-së.

SHKARKO APP