PD: Bego, mik i Ballës fitoi 14 mln euro. Prokuroria hesht

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, përmes një deklarate për shtyp nga selia blu, akuzoi biznesmenin Edmond Bego, i cili u la i lirë pak ditë më parë nga autoritetet greke, pasi rezultoi të mos ishte në kërkim nga Italia.

Boçi thotë se ky person është përfitues i tenderave publikë me vlerë 14 milion euro për shkak se është mik i Taulant Ballës. Sipas tij, pavarësisht fakteve Prokuroria hesht sepse i shërben pushtetit.

“Arrestimi 7 ditë më parë nga autoritetet greke i trafikantit të rrezikshëm Edmond Bego nxorri në pah faktin se ai u bë i fuqishëm duke përfituar miliona euro nga buxheti i shtetit me ndihmë të Taulant Ballës. Policia ndjek skenarin e Edi Ramës duke mbrojtur Taulant Ballën. Neni 45, flet saktë dhe parashtron në ligjin për prokurorimin publik, përjashtimin nga një punë me para publike të çdo ofertuesi kur ka të dhëna se ka qenë i dënuar më parë. Prokuroria hesht përballë fakteve. Miku i Taulant Ballës ka përfituar miliona euro nga disa punë publike”,-tha ndër të tjera Luçiano Boçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?