PD bojkoton edhe Komisionin e Hetimor të sterilizimit, Plarent Ndreca merr drejtimin e mbledhjes
Partia Demokratike ka bojktuar edhe Komisionin Hetimor për Sterilizimin dhe Check Up, si shenjë proteste për burgosjen e Ervin Salianjit, i cili po vuan dënimin me 1 vit pas hekurave në burgun e Fierit.
“Sot është mbledhja e radhës e dakordësuar edhe me kryetaren e Komisionit, edhe me përfaqësuesit e opozitës, me vendimmarrje përkatëse nga Komisioni. Ky është zbatim i vendimit për thirrjen e dëshmitarëve.
Kemi detyrimin të vijojmë mbledhjen në respekt të vendimmarrjes që kemi marrë si Komision. Me keqardhje për mosprezencë të opozitës, por është vendimmarrje politike, as nuk na përket dhe as nuk duhet ti përkasë këtij komisioni”, tha Ndreca.