PD braktis mbledhjen për zgjatjen e afateve të Vetting-ut
Edhe këtë të martë PD-ja ka bojkotuar mbledhjen Këshillit të Legjislacionit që po diskuton propozimin e Partisë Socialiste për ndryshime kushtetuese zgjatjen e afateve të Vetting-ut. Pavarësisht mungesës së PD, PS-ja ka vijuar me mbledhjen duke dëgjuar ekspertët.
Juristi dhe pedagogu, Fabjan Topollaj, tha se me kalimin procesit nga KPK në KLGJ e KLP cenohet besueshmëria e procesit. Për të mungesa e rolit të ONM-së në këtë proces në një rast kur të gjithë procesin e marrin organet qeverisëse të sistemit të drejtësisë e bën atë më të pabesueshëm në sytë e publikut.
Kuvendi në përfundim vendosi me shumicë votash që t’i drejtohet Komisionit të Venecias për opinion. Gjatë votimit, deputeti i PS Fatmir Xhafaj abstenoi dhe u shpreh se i qëndron deklaratave të bëra në mbledhjen e parë të këshillit.