PD denoncon: Dako kërcënoi me jetë komisionerët e KZAZ nr. 22

Shtabi elektoral i Partisë Demokratike denoncon kryetarin e bashkisë së Durrësit Vangjush Dako se ka kërcënuar me jetë komisionerët e KZAZ nr 22.

“Ju po luani me jetën time, unë do merrem me jetet tuaja”, mësohet të jetë mesazhi i dërguar nga Dako sipas shtabit elektoral të PD-së

Mësohet se në QV ku ishte caktuar të votonin të burgosurit ishte marrë vendim për t'u mbyllur QV, pasi për 5 orë nuk ka pasur votues të tjerë. Dhe në bazë të një klauzole ligjore nëse në QV nuk ka votues deri pas 5 orësh atëherë mund të mbyllet.

Në momentin kur kanë dashur ta mbyllin mësohet se ka shkuar në telefonin e tyre mesazhi kërcënues i Dakos, sipas PD-së, i cili ka kërkuar të mos mbyllet QV por të qëndrojë e hapur deri në orën 19:00.

SHKARKO APP