PD denoncon gjendjen e godinës në Baldushk, Këlliçi: Veliaj e inauguroi si të re, ja si është objekti nga brenda

Kreu i FRPD-së Belind Këlliçi, përmes një video, ka treguar sesi kryebashkiuaku i Tiranës ka inauguruar një godinë në Baldushk e që ky objekt, nga brenda është në kushte mizerable.

Këlliçi shprehet se Tirana ka në krye një mashtrues, që bën vetëm fasadë e propagandë.

“Ne kemi kryetar bashkie një kryemashtrues. Veliaj ka ardhur këtu dhe ka promovuar rikonstruksionin e një godine në Baldushk. Për të rregulluar këtë godinë, janë paguar para të majme. Siç e shikoni, nga përpara godina duket moderne, por nëse e sheh nga pas këtë godinë, del se është në gjendje katastrofike.

Veliaj bën fasadë, pasi e vërteta është një tjetër. Videot e suksesit janë propagandë. Veliaj, kur e inauguroi, tha se giodina është moderne dhe ka të gjitha kushtet, por nga brenda është një vend mizerabël. Ne gjithmonë do demaskojmë propagandën e shëmtuar”, deklaroi Këlliçi.

SHKARKO APP