PD denoncon mungesë medikamentesh, spitali ”Shefqet Ndroqi”: Na lini të punojmë

Pas denoncimit të ish-deputetit të PD-së, Bardh Spahia se spitalet s’kanë medikamente për pacientët me COVID-19, ka reaguar spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”.

Spitali Covid 2 thotë se nuk mungon asnjë medikament apo trajtim. Gjithashtu u kërkon politikanëve që të bëjnë punën e tyre duke u shërbyer pacientëve të prekur me koronavirus.

”Në përgjigje të reagimit të Partisë Demokratike, Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” informon qytetarët se nuk mungon asnjë medikament apo trajtim për pacientët e shtruar që përdoret në protokollet e përcaktuara të mjekimit në spitalin tonë. Spitali Covid2 “Shefqet Ndroqi” ka marrë të gjitha masat e nevojshme për t’u kujdesur për të gjithë pacientët, me terapitë e plota të mjekimit. Në të njëjtën kohë ftojmë politikanët të na lejojnë të bëjmë punën tonë për t’u shërbyer pacientëve të prekur nga Covid19 ditë e natë, pa ndërprerje, me përkushtim dhe profesionalizëm”.

SHKARKO APP