PD denoncon: Në Sukth u dhunuan 3 bashkiakë nga simpatizantë të PS-­së

­Partia Demokratike ka denoncuar një incident të ndodhur në Bashkinë e Sukthit, ku sipas saj, tre punonjës të bashkisë janë dhunuar nga simpatizantë të Partisë Socialiste.

“Dhunuesit janë persona me precedentë penalë”­ bën me dije PD-ja, duke shtuar se denoncimin do ta bëjë edhe në prokurori.

“Nuk kemi besim tek policia e Shijakut”,­ shprehet kreu i PD­ në Durrës, Osman Stafa.

“Dy persona që njihen si koordinatorë të Partisë Socialiste në zonë goditën me pjesën fundore të tytës së pistoletës në kokë sekretarin e PD-­së në fshatin Kullë dhe punonjësin e bashkisë që ishin duke kryer funksionet e veta. E kanë ndjekur me qëllim për ta terrorizuar dhe për t'u bërë presion votuesve dhe elektoratit të kësaj zone për të votuar për PS-­në duke bërë presion haptazi me dëshmitarë në sy të njerëzve, në mes të lokalit e fshatit, se kush voton për PD­-në ne do t'i bëjmë këtë që po ju bëjmë juve duke i kërcënuar nën presionin e armës. Kush tenton të dhunojë dhe të prekë votën, kush tenton ti verë shkelmat dhe minat shtetit ligjor e ka gabim. Vangjush Dako i pari dhe bandat e tij së dyti do të përgjigjen një më një para ligjit dhe qytetarëve dhe do të përfundojnë ku e kanë vendin të tillë horra”, tha Ervin Salianji, kreu i Departamentit për Mbrojten e të drejtave të Njeriut në Partinë Demokratike. 

SHKARKO APP