PD depoziton kërkesë në Apel për vulën, thirrje Rithemelimit: Do ta pranoni vendimin publikisht

Këtë të enjte Indrit Sefa, përfaqësuesi i PD-së së Lulzim Bashës, ka depozituar në Gjykatën e Apelit një kërkesë për nxitjen e shqyrtimit të çështjes që lidhet me vulën e kësaj partie. Ai tha se gjykata duhet të marrë një vendim i pa ndikuar nga asnjë faktor. Një thirrje e pati edhe për Rithemelimin, që të dalë publikisht dhe të deklarojë se vendimin e gjykatës do ta pranojë.

“I bëjmë thirrje nënkryetarit të Parlamentit që ligjshmëria përcaktohet nga rregullat. Drejtësia popullore proletare me numra e shifra ka në Kinë e Korenë e Veriut, janë politika putineske. I bëj thirrje palëve të ndjekin rrugën ligjore që çështja të shqyrtohet në një kohë të shkurtër.

Gjykata të mos ndikohet nga asnjë faktor. Rithemelimi të thotë që çdo vendimmarrje e gjykatës do të respektohet. Një gjë të tillë e kemi bërë edhe ne. Dilni publikisht dhe thoni që do të pranoni vendimin”, tha ai për mediat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?