PD dhe 14 Maji, ish-kryetari i KQZ-së tregon disa nga problemet që ka Berisha

Grupi i Enkelejd Alibeajt depozitoi sot në KQZ, kërkesën për regjistrimin e PD-së në zgjedhje. Ky dokument iu bashkëngjit kërkesës që u dorëzua në KQZ për regjistrim të PD-së për zgjedhjet e 14 majit. Ajo u dorëzua nga përfaqësuesi Ligjor, Endrit Sefa dhe mbante firmën e Enkelejd Alibeajt.

Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume, thotë se PD-ja e ka këtë të drejtë ta regjistrojë sepse i është deleguar nga kryetari. ”Në marrëdhëniet me të tretët mund të veprojë, por me zgjedhësit nuk e lejon Kodi Zgjedhor”, tha Kume. Ai shtoi se problemi nuk qëndron tek regjistrimi por te fleta e votimit pasi aty duhet të shënohet emri i Lulzim Bashës.

“Nuk është ky problemi për sa kohë i ka paraqitur dokumentat ashtu siç e kërkon Kodi Zgjedhor. Është një marrëdhënie administrative midis partisë dhe KQZ. Problemi do të jetë se si do të formulohet fleta e votimit sepse dihet se në fletën e votimit përmbi emrit të partisë, duhet të vendoset sigla dhe emri i kryetarit. Për mua emri do të jetë Lulzim Basha. De Juro vazhdon të jetë Basha. Ai iu ka deleguar fuqinë e tij si kryetar për të vepruar me institucionet e tjera”, tha Kume.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai gjithashtu komentoi edhe përpjekjen e Sali Berishës për regjistrimin e Foltores në zgjedhje edhe pse Apeli vendosi të kthejë çështjen në shkallë të parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Duke paraqitur në vend të vërtetimit që kërkon Kodi Zgjedhor të marrë nga zyra e regjistrimit, vendimin nga Zhukri. Nuk plotëson kërkesën e ligjit, por siç e dimë është e pamundur që të konsiderohet një gjë e tillë në përputhje me Kodin Zgjedhor sepse Kodi është i qartë në atë që kërkon. Me vendimin e marrë nga Apeli, edhe pse nuk është me fuqi ekzekutuese, nuk mund të kenë efekte për zgjedhjet që po zhvillohen si proces. Ai vendim e ka kthyer në pikën zero, në të njëjtën situatë që ishim në zgjedhjet e pjesshme me 6 Mars. Ajo që do të ndodhë edhe kësaj radhe është e njëjta gjë që ka ndodhur në ato zgjedhje të parakohshme”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?