PD dhe ‘BF’ përplasen në KQZ! Sefa: PL partia domate! Kazizaj: S’plotësoni komisonerët, bëni teatër

Nuk ka qetësi mes opozitës në KQZ, edhe pse tashmë është e qartë se kush përfaqëson Partinë Demokratike në zgjedhje dhe se cila është përbërja e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Duke pretenduar se mund të përsëritet skenari i 6 marsit, ku PD i munguan komisionerët, përfaqësuesi i Partisë së Lirisë Altin Kaziaj tha se logoja zyrtare pasi nuk arriti të nxirrte kandidatë, po dështon edhe në plotësimin me anëtarë të saj të Qendrave të Votimit.

“Vijnë ca njerëz dhe bëjnë teatër nuk arrijnë të plotësojnë as kandidatët për bashki, as anëtarët e qv (se kemi marrë informacion që në disa qv nuk janë plotësuar numrat)”-theksoi Kazizaj.

Nuk ia kurseu ironinë përfaqësuesi ligjor i demokratëve. “Ka parti që janë tradicionale, ka dhe parti domate që i duhet një hu ppër të qëndruar, më vjen mirë që e kanë gjetur hurin”,-u shpreh Indrit Sefa.

Celibashi u kërkon palëve të qëndrojnë larg debatit politik në institucionin e administrimit të zgjedhjeve. “Shmangeni nga kjo sallë këtë retorikë, besoj keni mjaft ambiente të tjera për ta bërë këtë retorikë”,-tha Celibashi.

SHKARKO APP