PD dhe LSI drejt KQZ-së për të dorëzuar listën me komisionerët në KZAZ
Opozita joparlamentare dorëzon sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e anëtarëve për në Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor.
Sekretari për çështjet zgjedhore Ivi Kaso së bashku me përfaqësuesin e LSI-së, janë paraqitur sot KQZ për të dorëzuar listën me komisionerë.
PD dhe LSI, edhe pse nuk garojnë me kandidat për kryebashkiak në zgjedhjet e 30 qershorit, kërkuan të shfrytëzojnë të drejtën ligjore që i lind nga rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare, për të pasur komisionerë.
PD dhe LSI, argumentuan se duan të jenë pjesë e brendshme e proccesit zgjedhor, pasi sipas tyre mazhoranca është duke bërë shkelje, siç është sipas tyre, edhe regjistrimi i kandidatëve për kryebashkiakë.
KOHA JONË SONDAZH

