Berisha: Asnjë Marrëveshje me PS-në pa miratimin e Këshillit Kombëtar!

Sot nga Shkodra ish-kryeministri Sali Berisha foli edhe për debatet në lidhje me ndryshimet kushtetuese. Ai tha se nuk duhet të lejohet asnjë marrëveshje me Edi Ramën pa miratimin nga Këshilli Kombëtar i PD.

“Rama nis mandatin e tretë sepse opozita kaloi këto 8 vite nga dështimi në dështim. Nëse Rama nis mandatin e tretë, përgjegjësitë madhore bien mbi opozitën shqiptare. Ajo nuk qe e zonja të fitojë në asnjë nismë, përveç dekriminalizimit.

Keni dëgjuar këto ditët e fundit që po bëjmë ndryshime kushtetuese. Po bëjmë këtë, po bëjmë atë. Nga cila marrëveshje me Ramën ka fituar opozita. Në asnjë prej tyre!

Swiss Digital Desktop Reklama

Dua t’iu them të heqin dorë nga marrëveshjet pa miratimin paraprak nga Këshilli Kombëtar. PD ka forume politike. Nga marrëveshja në marrëveshje kemi shkuar nga disfata në disfatë”- theksoi Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë pas kësaj deklarate të ish-liderit demokrat në Shkodër se asnjë marrëveshje me PS pa miratimin e Këshillit Kombëtar të PD, është përgjigjur selia blu në Tiranë.

Njeri prej njerëzve të afërt të Bashës tha se koha e Berishës ka mbaruar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?