PD: Dhjetëra familje rrezikojnë jetën në Has, qeveria inekzistente

Situata e fundit të reshjeve ka shkaktuar mjaft probleme, ku disa banesa rrezikojnë të përmbyten në zonat e Hasit. Kështu është shprehur Deputetja Hajdarmataj e cila gjendet pranë banorëve në rrezik në zonat e thella të Hasit, dhe e angazhuar për ti dhënë atyre ndihmën e parë. Ajo ka parë nga  afër gjendjen kritike, ku ka akuzuar qeverinë e cila nuk ka kanë asnjë masë për ti ndihmuar qindra familje që po rrezikojnë shtëpitë dhe jetën.

Sipas një deklarate për mediat të selisë të PD-së, Deputetja e Qarkut të Kukësit Mimoza Hajdarmataj ishte në Domaj të Hasit, ku si pasojë e reshjeve të mëdha, Gura e fshatit ka përmbytur shtëpitë dhe po rrezikon jetën e dhjetëra familjeve.

“Banorët mes të cilëve të moshuar dhe fëmijë gjenden të izoluar në pamundësi për furnizime me ushqime dhe ilaçe. Asnjë ndihmë apo ushqime për bagëtitë nuk është dhënë nga Emergjencat civile apo strukturat e tjera shtetërore,  në këto zona tejet te  izoluara, me distanca të largëta nga Kukësi, me infrastrukturë të amortizuar dhe pa asnjë shërbim publik”, thuhet në deklaratën e PD-së.

Më tej Znj. Hajdarmataj ka shtuar se kjo gjendje është e patolerueshme, dhe i bën thirrje qeverisë që në këtë emergjencë të mos mbështesë vetëm banorët e pushtetin lokal, ku janë përfaqësues të PS, por qeveria të kujdeset për çdo qytetarë, pavarësisht çfarë zone elektorale është.

 “Këtu nuk ndihet as edhe një moment shteti, emergjencat civile,  jetët njerëzore dhe çdo gjë janë lënë në mëshirën e fatit. Kryeministri qe erdhi nga pushimet dhe ministrat nuk mund të analizojnë emergjencën e përmbytjeve vetëm nga qendra e Shqipërisë e të shpërfillin Veriun dhe Jugun me arrogancë”, tha Hajdarmataj.

Banorët kanë theksuar se të tilla përmbytje nuk kanë ndodhur, prej afro gjysmë shekulli dhe se ata rrezikohen nga ora në orë nga mungesa e ndërhyrjes. Ata i bëjmë thirrje qeverisë për ndihmë emergjente.

R.Sh

SHKARKO APP