PD-Duma: Ka ardhur koha të ngrihemi në protestë

Koordinatoria për marredhëniet me publikun në PD, Grida Duma, doli sot në një deklaratë për mediat për të bërë prezent qëndrimin e ri të Partisë Demokratike. “Dy milionë e 100 mijë shqiptarë të varfër, të zhytur në borxhe, pa punë, në antkh për bukën e gojës dhe pa shpresë për të ardhmen, do të vuajnë edhe më shumë nga vendimi që ka marrë Edi Rama për të rritur cmimin e energjisë elektrike. Janë dy milionë e 100 mijë shqiptarë që konsumojnë më pak ose deri në 300 KW energji në muaj, të mbrojtur deri tani me anë të cmimit 77 lekë për KW”, tha Duma.

“Partia Demokratike i bën thirrje qytetarëve të ngrihen dhe të bashkohen në protestë, nga Jugu në Veri, nga Lindja në Perendim. Ka ardhur koha të ngrihemi e t’i ndalim”, theksoi ajo.

SHKARKO APP