PD dyfishon rezultatin në njësinë nr.5 në Tiranë, simpatizantët demokratë nisin festën

Vijon numërimi në njësinë nr.5 në Tiranë, në zonën e njohur si “Vasil Shanto”.

Ndërkohë deri më tani në bazë të rezultateve në këtë zonë kryeson Partia Socialiste me 12 mijë e 913 vota. Më pas ndiqet nga Partia Demorkatike e cila deri më tani ka marrë 8318 vota, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim në këtë njësi ka marrë 1974 vota.

Deri më tani janë numëruar 62 kuti nga 95 të tilla, ndërkohë 657 vota kanë rezultuar të pavlefshme.

Sakaq burime për Ora Neës, bëjnë me dije se simpatizantë të PD-së kanë mbërritur në qendrën e votimit duke brohoritur pasi është defishuar rezultati i votave për forcën e tyre politike.

PD dyfishon rezultatin në njësinë nr.5 në Tiranë, simpatizantët demokratë nisin festën

SHKARKO APP