PD e akuzoi për plagosje, Roshi: Cënimi i figurës time, i shëmtuar

 

Sot, kryebashkiaku i Kavajës, njëherësh kandidati i ASHE-së për këtë qytet, Elvis Roshi, u bë objekt debati me  një foto që sipas mediave ishte shkrepur në Zvicër dhe po sipas mediave, Roshi ishte arrestuar  në atë shtet.

Pas akuzave që ju bënë nga mediat dhe më tej përdorimi i tyre nga opozita, ka reaguar kryebashkiaku i Kavajës, i cili i hedh kategorikisht poshtë këto aludime.

Roshi ka reaguar në facebook, ku shprehet i indinjuar për cënimin e figurës së tij nga portalet online.

Ai shkruan se gjithçka mund të dallohet lehtësisht sa i përket stemës së policisë, e cila sipas Roshit është ajo e Republikës së Shqipërisë.

Sipas Roshit, ajo është foto e shkrepur në momentin që Berisha e ka arrestuar në stadium. Ndaj Roshi shprehet se sikur edhe më të voglin problem të kishte ai, Berisha ta burgoste përjetë.

 

“Sot, disa portale thashethemaxhinjsh te deshperuar kane bere montazhin me te shemtuar te mundshem mbi figuren time. Kane marre nje foto nga momenti i arrestimit qe Berisha me beri ne stadium dhe e reklamojne sikur eshte foto ne Zvicer.

Cdo njeri normal ne ate foto mund te dalloje lehtesisht stemen e policise se shtetit shqiptar dhe ajo foto eshte bere ne ambientet e Gjykates se Shkalles se Pare Kavaje dhe jo ne Zvicer

Ajo cka me ben te ndihem krenar ne gjithe historine time ne lidhje me politike, eshte se asnjehere, askush nuk ka arritur te me kritikoje per punen qe kam bere ne krye te bashkise dhe te gjithe merren me jeten time private.

Te jeni te sigurt se nese do kisha qofte edhe nje gjemb te vogel ne kembe, Sali Berisha nuk do me lejonte te shihja me driten e diellit.

Nga takimet e diteve te fundit jam i mbushur me energji pozitive dhe sondazhet nxjerrin nje rezultat spektakolar jo vetem ne Kavaje, por edhe ne Golem, Synej, Helmas & Luz dhe cdo perpjekje per te me ulur tempin e komunikimit me qytetaret me kthehet ne deshire dhe force per te pare drejt te ardhmes.

Keqardhje per ata qe fe kane Partine e ndryshkur Demokratike dhe Zot kane Saliun e perzyer nga karrigia me 1 milion vota.”, shkruan Roshi në faqen e tij në facebook.

SHKARKO APP