PD e Bashës: Korrupsioni në qeveri rrezikon gjysmën e popullsisë nga varfëria
Partia Demokratike zyrtare përmes zëdhënëses Mirela Karabina dhe inxhinierit Azmer Duleviç, tha se politikat e qeverisë e kanë thelluar nivelin e varfërisë në vend. Sipas Karabinës, Shqipëria është e para në Europë sa i takon rrezikut të popullsisë nga varfëria, ku përfshihet 43% e popullit. Ajo tha se shkak për këtë është bërë korrupsioni në pushtet.
”Sipas Agjensisë Europiane të Statistikave kryeson Europën për përqindjen…gati gjysma e popullsisë së saj 43% është e rrezikuar nga varfëria. Rreth 67% e shqiptarëve jetojnë me 5.5 dollarë në ditë, situatë kjo që rrit nivelin e rrezikur të varfërisë (Eurostat).
Korrupsioni i lartë në çdo ind qeverisës, mungesa e pandëshkueshmërisë ndaj shpërdoruesve të veshur në pushtet kanë thelluar nivelin e varfërisë dhe vështirësuar jetën e qytetarëve”.