PD e Berishës nxjerr listën e emrave, ja drejtuesit e rinj të 10 degëve

PD e Sali Berishës kaa përfunduar procesin e zgjedhjes së kryetarëve të 10 degëve të demokratëve.

Mësohet se ky proces u mbajt nga datat 23 dhe 24 mars, ndërsa votimi nisi nga ora 8:00 dhe u mbyll në pjesën më të madhe të degëve në orën 18:00.

NJOFTIMI
Bazuar në Vendimin Nr. 3, datë 26 shkurt 2024 të Kryesisë së PDSH dhe në Vendimin Nr. 4, datë 28 shkurt 2024, të Komisionit për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale, në datat 23 dhe 24 mars 2024 u zhvilluan zgjedhjet për Kryetar në 10 degë të PDSH.

Swiss Digital Desktop Reklama

Procesi u hap në orën 8.00 dhe u mbyll në pjesën më të madhe të degëve në orën 18.00.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas numurimit të fletëve të votimit, sipas procesverbaleve zyrtare të mbërritura pranë KOKOEs nga Komisionet e Votimit dhe Numurimit, fitues në garën për Kryetar sipas degëve, u shpallën si më poshtë vijon:

1. PD dega Mallakastër, z. Resmi Bilbil Shanaj me 82% të votave
2. PD dega Devoll, z. Elvis Jani Hajdërlli me 74% të votave
3. PD dega Polican, z. Behar Veli Xhaferaj me 63% të votave
4. PD dega PEqin, z. Mustafa Zylyf Pashja me 88% të votave
5. PD dega Shijak, z. Denis Lutfi Duka me 53% të votave
6. PD dega Bulqizë, z. Shaqir Mislaf Manjani me 78% të votave
7. PD dega Tropoje, z. Bardhyl Sahit Hoxhaj me 71% të votave
8. PD dega Kukës, z. Rrahman Shefqet Dema me 58% të votave
9. PD dega Kucovë, z. Nevjan Pasho, me 94% të votave
10. PD dega Mirditë, z. Aleksandër Lala, me 85% të votave

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë aktive e procesit të votimit për zgjedhjen me parimin një anëtar një votë të Kryetarëve të degëve të tyre.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?