PD e Korçës i kërkon KQZ të ndërpresë votimet në këtë qark

Dega e Partisë Demokratike Korçë, i është drejtuar me një letër Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, ku i kërkon të ndërpresë menjëherë procesin e votimeve në bashkitë Korçë dhe Pustec, të cilat i konsideron të paligjshme. PD e konsideron krim të rëndë vazhdimin e përpjekjeve për të zhvilluar votime në territorin e bashkive Korçë dhe Pustec. PD e Korçës njofton se në datat 27 deri 2 korrik, në territorin e bashkive Korçë dhe Pogradec do të organizohen tubime të ligjshme. Tubimet do të jenë të pandërprera dhe me afat kohor të pacaktuar, në mbrojtje të demokracisë dhe zgjedhjeve të lira. PD e Korçës kërkon lirimin e menjëhershëm të KZAZ,VNV dhe QV dhe kthimin e tyre në funksion të publikut.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?