PD e Sarandës: Drejtori i ri i Hipotekës s’ka përvojë, emërimi në kundërshtim me ligjin
Partia Demokratike dega Sarandë ka reaguar pas emërimit të drejtorit të ri të Hipotekës në Sarandë, Gledi Duka, i cili zëvendëson në këtë post Jonida Abdulin e shkarkuar nga Rama pak ditë më parë. Përmes një deklarate, PD Sarandë thotë se komandimi i Gledi Dukës në krye të ZVRPP Sarandë është në kundërshtim me ligjin, pasi nuk ka përvojën e punës.
Deklarata e plotë e PD dega Sarandë:
Partia Demokratike dega Sarande, denoncon me force komandimin si Regjistrues te ZVRPP Sarande, te shtetasit Gledi Duka. Komandimi i tij bie ndesh me ligjin per ZVRPP, ku percaktohet qarte qe Rregjistruesi duhe te kete pervoje pune jo me pak se 5 vjet ne administraten publike dhe te kete specializime ne fushen e vleresimit te pasurive te paluajtshme. Ky shtetas, ka eksperience pune vetem 6 muaj ne sektorin privat dhe 3 muaj ne administraten shteterore.
Sot, ky shtetas, i emeruar fillimisht ne 16 mars ne menyre te paligjshme si Zv/Rregjistrues, pasi kritetet jane te njejta si ato te Rregjistruesit dhe dje i komanduar ne pozicionin e drejtuesit, ka nisur te firmose nje sere dokumentash. Nje pjese e mire e dokumentave qe po firmosen, jane statuse te lejeve te legalizimit qe pritet te shperndaje si Show Mediatik, Kryeministri Edi Rama ne Sarande.
Firma e nje te komanduari ne menyre te paligjshme eshte NUL ! Partia Demokratike ben thirrje per t’i thene Stop kesaj paligjshmerie. Sapo ne drejtim te qeverise dhe institucioneve te vijne drejtuesit qe e meritojne, ne do te hetojme cdo firme te hedhur ne dokumentat e ZVRPP Sarande prej dt.20.06.2018.
KOHA JONË SONDAZH

