PD e Vlorës: Ja si është angazhuar i gjithë shteti që të mos dështojë vizita e Ramës
Partia Demokratike denoncon përgatitjet që po bëhen për të shmangur një dështim të Edi Ramës në vizitën dy ditore që ai do të nisë nga nesër në qytetin e tij elektoral, Vlorë. Kreu i degës së PD-së në këtë qytet, Genc Deromemaj zbardh të gjithë presionet dhe format e angazhimit të të gjithë shtetit në Vlorë këto ditë.
Denoncimi i plotë i Genc Deromemajt
Rama me 5 mijë karrike në Vlorë!
PS e Vlorës dhe institucionet shtetërore, kalojnë në gadishmëri të lartë!
Në Vlorë do të vij Rama!
Të premten e të shtunën do të jetë në Vlorë!
Do të organizojë takime dhe i duhen njerëz!
Kaq ka mjaftuar që i gjithë shteti, si të ishte privat i Ramës, është vendosur në alarm.
Drejtuesit e institucioneve po lajmërojnë punonjësit për takimet e Ramës. Pjesëmarrja do të jetë me listë prezencë dhe mungesat do të jenë të paarsyeshme dhe të ndëshkueshme.
Çdo pedagogu në çdo fakultet në UV i është kërkuar lista me emrat e 25 studentëve që do të sjellin në takim me Ramën, ditën e premte!
Kulmi do të arrijë ditën e shtunë me atë që vetë socialistët po e cilësojnë si “antimiting” ndaj protestës mbarëqytetare të thërritur nga opozita në Tiranë.
Urdhëri nga Rama është i prerë dhe kërcënues:
Në shesh duhet të mblidhen jo me pak se 5 mijë veta!
Ndëshkimi do të bjerë mbi të gjithë ata që nuk e realizojne planin e njerëzve të kërkuar!
Një situatë e tillë, si kjo e “antimitingut”, është e paprecedentë!
Kjo tregon frikën e Ramës!
Tregon përdorjen e shtetit e pushtetit!
Tregon rrezikun e madh që i kanoset demokracisë në Shqipëri!
Tregon përdorjen që tentohet t’i bëhet edhe njëherë tjetër Vlorës!
Tregon të vërtetën e madhe që Rama i ka ditët e numëruara!
Miq, të gjithë bashkë më 16 Shkurt për të shpëtuar vendin nga arroganca dhe bashkëqytetarët tanë që i kërcënon me vendet e punës për të mbushur karriket që sjell me vete për takimet fasadë të tij!
KOHA JONË SONDAZH

