PD, Hoxha: Strukturat njohin për autoritet Komisionin e Rithemelimit

Ish-nënkryetar i FRPD-së, Lisandër Hoxha thotë se në shumicë dërrmuese, strukturat e PD-së në rrethe njohin për autoritet Komisionin e Rithemelimit.

“I gjithë organizimi për referendumin po bëhet nga këto struktura dhe kjo është mirëpritur. Strukturat janë me zyrtarët më të lartë. Lajmi i dytë i mirë është se kemi pritshmëri të jashtëzakonshme për pjesëmarrjen nesër në referendum. Ne jemi në kontakte të vazhdueshme me anëtarësinë, të cilët mezi presin të votojnë për largimin e Bashës”.

Nga ana tjetër, ai tha se në masën dërrmuese, anëtarët e PD-së shprehen për shkarkimin e Bashës. “Ne do t’i japim mundësi çdo demokrati që ka teserën e partisë dhe kartën e identitetit të votojë”.

SHKARKO APP