PD i përgjigjet Ballës: Nëse do kishte drejtësi të pavarur, Taulant Yaris do ishe në burg

Partia Demokratike u është përgjigjur deklaratave të bëra sot nga sekretari i përgjithshëm i PS, Taulant Balla në kongres.

Në një postim në facebook, zëdhënësja e PD, Ina Zhupa shkruan se nëse do të kishte drejtësi të pavarur, Balla do të ishte sot prapa hekura për bashkëpunim me kriminel e pastrim parash.

Postimi i plotë i zëdhënëses së PD:
Nëse do të kishte drejtësi të pavarur Taulant Balla do të ishte prapa hekura për bashkëpunim me kriminelë për pastrim parash përmes lejeve të ndertimit dhe tenderave publikë.
Taulant Yaris do të ishte duke dhënë llogari për garancitë dhe mbrojtjen që u jep kriminelëve dhe trafikantëve.
Përdorimi i krimit të organizuar për pushtet e para nuk i shpëton dot Taulantët e rilindjes.
Presioni dhe shantazhi që u ben gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk e mbron dot gjatë ashtu siç nuk fshihet dot më pas sulmeve kundër opozitës që i nxorri të palarat e kriminalizimit dhe korrupsionit të kësaj qeverie-bande.
Shqiptarët po e vuajnë në kurriz këtë pushtet. Ora e drejtësisë dhe llogaridhënies po afron. Taulant Yaris bën mirë që të marrë masat që tani për qelinë e tij.

SHKARKO APP