PD i përgjigjet Ballës: Videomontazhet nuk ju shpëtojnë nga përgjegjësitë për rrënimin e ekonomisë

PD i është përgjigjur sekretarit të përgjithshëm të PS, Taulant Balla përmes zëdhënëses Ina Zhupa lidhur me videon e publikuar për taksat e biznesit të vogël.

“Sikundër videomontazhet nuk e fshehin dot vjedhjen dhe abuzimin me lekët e shqiptarëve që po varfërohen çdo ditë e me shumë.”- shkruan Zhupa në një postim në facebook.

Postimi i plotë:

Riciklimi i shpifjeve mbetet angazhimi kryesor i Rilindjes.
Sikundër videomontazhet nuk e fshehin dot vjedhjen dhe abuzimin me lekët e shqiptarëve që po varfërohen çdo ditë e me shumë.

E vërteta dhe faktet janë kokëforta dhe propaganda nga sendiljet e toyota yaris nuk i mbulon dot.
Dëgjojeni të plotë se sa taksa paguan sot biznesi i vogël, sesi po i çon drejt rrënimit dhe falimentimit kjo qeveri qytetarët dhe biznesin.

SHKARKO APP