PD i përgjigjet Berishës: Nëse nuk ke frikë për familjarët, dërgo në SPAK kullat e Tiranës

Kryetarja e këshilltarëve bashkiakë të PD-së në Tiranë, Enriketa Papa i është përgjigjur Sali Berishës që deklaroi se Lulzim Basha iu vë gjoba ndërtuesve të kullave, për të marrë hyrje në to.

“Shpifjet e Sali Berishës nuk e fshehin dot të vërtetën, që ai dhe familja e tij janë ortakë të drejtëpërdrejtë të Edi Ramës në kullën e radhës në Tiranë. Partia Demokratike ka depozituar në SPAK dosjen për kullën me 65 kate, dhe po pret hetimin për kullën Rama-Berisha. Që të përshpejtoj hetimin Berisha le të shkojë dhe të tregojë me çfarë parash po ndërtohet.

Ata që e çojnë në SPAK nuk vënë dot gjoba, “profesionisti”, është ai që ditën të sulmon ndërdsa natën merr leje ndërtimi, siç bën Berisha me Ramën. Duke u sjellë edhe njëhere në vëmëndje kallzimin penal të PD për kullën Berisha-Rama, ftojmë dhe Sali Berishën të bëjë të njëjtën gjë.

Nëse nuk ka frikë se familjarët e tij fshihen pas tyre, të lërë përrallat që u ka dalë boja dhe të çojë në SPAK kullat e Tiranës që po pastrojnë paratë e pista”, thotë Papa, e cila ka bërë kallëzim në gjykatë që në gusht, në emër të PD-së, për kullën që po ngrihet në qendër të Tiranës.

SHKARKO APP