PD i përgjigjet Lleshajt: Para se të flasësh për krimin në rrugë, flit për bandat që janë ulur zyrave dhe presin detyra elektorale
Partia Demokratike përmes anëtarit të Kryesisë së saj, Kreshnik Çollaku, ka reaguar lidhur me deklarata e bëra nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj lidhur me situatën e krimit në Dibër.
Përmes rrjeteve sociale, Çollaku i kujton Lleshajt nuk ka pse kërkon bandat rrugëve, në Qarkun e Dibrës bandat janë ulur zyrave dhe presin detyra elektorale!
“Sandër Lleshaj përpara se t’u flasë dibranëve për krimin e rrugës, le të sqarojë krimin e zyrave.
Sandër Lleshaj duhet të ketë kurajon të tregojë sa individë me precedentë penalë janë emëruar “politikisht dhe elektoralisht” në tre Bashkitë e Qarkut Dibër.
Sandër Lleshaj nuk ka pse kërkon bandat rrugëve, në Qarkun e Dibrës bandat janë ulur zyrave dhe presin detyra elektorale…
Veç pak durim Sandër, në malësitë e Dibrës thuhet se “në këto anë çfarë lyp e gjen”, dhe 25 prilli është afër!!!”, shprehet Çollaku.