PD-ja dërgon dosjen tek kancelaritë e huaja dhe mediat botërore për burgosjen e Salianjit: Dënim politik

Partia Demokratike ka nisur një aksion ndërkombëtar, pasi ka informuar të gjitha kancelaritë e huaja dhe mediat ndërkombëtare një ditë pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji, vendim që e quajnë ”dënim politik”. Sipas një njoftimi nga zyra e shtypit e PD-së, mësohet se ndërkombëtarëve u është nisur një dosje e plotë shpjeguese për rastin e dënimit të Salianjit.

Sipas selisë blu, kancelarive të huaja në 15 pika u shpjegohet shkurtimisht saga e denoncimeve të cilat nisën në vitin 2018 kur Ervin Salianji publikoi vendimin e formës së prerë të Gjykatës Italiane për vëllain e ish-Ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj.

“Në dosje është pasqyruar fakti se pas këtyre denoncimeve, Agron (Geron) Xhafaj shkoi në burg në Romë, Itali, ndërsa vëllai i tij, Ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dha dorëheqjen nga detyra. Në dosje ndër të tjera sqarohet se “Vendimi politik për burgosjen e opozitarit Ervin Salianji u bë nga trupa gjykuese, e përbërë nga gjyqtarët Genti Shala dhe Iliba Bezati. Genti Shala është ish-përfaqësues politik i Partisë Socialiste në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve dhe kandidat për anëtar i Gjykatës së Lartë, ku dihen lidhjet e forta të Fatmir Xhafajt”,-thuhet në njoftimin e PD.

SHKARKO APP