PD-ja e Berishës do jetë në zgjedhje lokale? Berisha: Ne kemi logon, mbrojmë vendimin e Gjykatës
Vulën e PD-së ka Enkelejd Alibeaj dhe në Gjykatë ende kryetar figuron Lulzim Basha. Si do të jetë në zgjedhjet lokale të 14 majit, pjesa e PD-së që është me Sali Berishën? Për gazetarët këtë të premte Berisha tha se pala e tij ka logon.
Pyetja: Listat për këshilltar, do ketë format të 6 marsit, nëse nuk merrni logon zyrtarisht?
Berisha: Ne e kemi, në çdo ligj të botës e kemi, se ka një vendim gjykate që na njeh. Ne e kemi logon, dhe vendimi i gjykatës është një check up nëse përputhet me kushtetutën. Ke ti objeksione se këto janë fallco, në çdo vend të botës hap një proces tjetër. Janë disa parime të paprekshme, thua ti se nuk qëndron po shko hap procesin dhe jo të bësh palë se do Rama, këtu gjithçka është politike dhe ne do japim zgjedhjen që meriton.