PD-ja fillon “Revolucionin Demokratik” kundër Ramës nga Shkodra

 

 

Më në fund  PD-ja filloi "Revolucionin Demokratik" kundër Ramës. Shkodra nis protestat kundër qeverisë. Paraditen e sotme qindra qytetarë kanë dalë nëpër rrugë me pankarta në duar, ku shkruheshin parrulla kundër politikave që kanë të bëjnë me taksat, arsimin, biznesin, punësimin etj. Më pas skema e protestave do të vijojë në qytetet e tjera duke përfunduar në Tiranë në një protestë të pandalesë, me synimin që të rrethojnë kryeministrinë deri në dorëzimin e kryeministrit Rama.

Protestuesit janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit ku kanë qëndruar për disa minuta.

Rama kishte planifikuar të shkonte në Shkodër pak ditë më parë, për të inspektuar nga afër aksionin e tatimorëve, por vizita u anullua për shkak të një problemi shëndetësor që ai pati.

Ndërkohë lidhur me këto protesta ka reaguar edhe ish-kryeministri Berisha. Sipas tij Shkodra nisi revolucionin demokratik si rrugën e vetme për të shpëtuar bizneset nga kthetrat e mafias shtetërore./

SHKARKO APP