PD-ja kërkon shkarkimin e saj si Kryeparlamentare, Lindita Nikolla ulet krah deputetëve të PS-së

Seancat plenare në Kuvedin e Shqipërisë prej kohësh janë një kaos, ku përjashtimet e deputetëve janë bërë monotone dhe askush nuk respekton askënd.

Në rend dite është parashikuar edhe votimi i kërkuar nga deputetët e Partisë Demokratike për të shkarkuar kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Seanca është drejtuar nga Ermonela Felaj, ndërsa Nikolla është ulur krah deputetëve socialistë. Sipas PD-së, Nikolla nuk ka respektuar procedurat parlamentare, duke shkelur kështu Kushtetutën, me mohimin e të drejtës së fjalës për opozitën.

SHKARKO APP