”PD ka nisur procesin e rindërtimit”, Luçiano Boçi: Ardhja e Bardhit në protestë, akt bashkimi

Ish deputeti Luçiano Boçi thotë se PD-ja ka nisur procesin e bashkimit dhe të shkëputur kanë mbetur vetëm një grup i vogël i Lulzim Bashës, më tej ai shtoi se aksioni i opozitës do të vazhdojë.

Pjesë nga biseda:

Ne do ta nismi nga protesta e së hënës paralel me seancën plenare. Pamë që për herë të parë të pranishëm ishin edhe anëtarët, partnerët e grupit të Gazment Bardhit. Kjo faktoi bashkimin e munguar apo thjesht ndryshoi kauza këtë herë edhe ata duhet të ishin?

Boçi: Ta saktësoj. Ishin anëtarët e grupit parlamentar të PD-së, sepse ajo periudha kur ndaheshin grupi i Gaz Bardhit, grupi rithemelimit ka përfunduar. Tani ka një mini grup që shkon pas Bashës dhe një grup të madh të PD-së. Sepse Gaz Bardhi është kryertari i grupit të PD,. Dhe ky grup apralamentar ishte komplementar në zhvillimn e pçrotestës jasht parlamentit

Por kjo është hera e parë që ata ishin t ‘pranishëm, sepse edhe në protestat e përditshme te rrugica e lirisë nuk ishin!

Boçi: Është pjesë e procesit të bashkimit. Erdhën, ioshte hera e parë në një protestë kaq të madhe zhvilluar para parlamentit, sepse nuk ka pasur protesta të mëdha dhe andaj ata nuk kanë marrë pjesë. Sot u dëshmua se ky horizont pritës ishte i dëshiruar që t kishte pranë ata deputet, madje morën dhe fjalën dhe u duartrokiten dhe nga demokratët, për këtë akt simbolik të bashkimit të PD-së

Pse protestuat të hënën?

Boçi: Protesta lidhesh në radhë të parë me parlamentin, me ngushtimin e hapësirës së opozitës. Me ato ndryshime që eliminojnë rolin e opozitës në parlament, ndryshimi në ligjin për komisonet Hetimore. Mos plotësimi i kërkesave të PD-së për Komisionet hetimore, ndryshimet në rregullore që u bënë pa konsensus dhe pasojat që sollën këto ndryshime në goditjen që u dhanë grupit të PD-së, shtuar dhe kërkesën e këtij grupi parlamentar për pasur kryetar në komisionin e reformës zgjedhore. /Podcasti “Pamfletit”/

SHKARKO APP