PD kallëzim penal për ministren e Drejtësisë: Mëshirë s’do ketë

Pas debatit në kuvend, për ekstradimin e Nezar Seitit, Partia Demokratike ka deklaruar se do të kallëzojë penalisht ministren e Drejtësisë. Kallëzim për shpërdorim detyre për Etilda Gjonaj, dhe për punëtorët e saj lidhur me firmën që ajo ka hedhur për të ekstraduar Seitin, ”financierin” e bandës së Habilajve.

Lajmin e ka dhënë deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj në fund të interpelancës me ministren, duke i këshilluar që pas kësaj që ka bërë i mbetet vetëm një rrugë: “Kërko avokat”, tha Alibeaj, duke i kujtuar vendin bosh te burgu 313.

Më herët ai tha se ministrja e Drejtësisë në kundërshtim me ligjin, neni 481 i kodit të procedurës penale, që e ndalon ekstradimin e një personi nëse po hetohet nga autoritetet shqiptare. Alibej thekson se Ministria e Drejtësisë ishte e detyruar të verifikonte nëse Nezar Seiti ishte apo jo nën hetim.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ligji ndalon këdo që të ekstradojë një shtetas kur prokuroria ka hapur një çështje hetimore. Nezar Seiti është pjesë kryesore e bandës Tahiri- Habilaj, bandë kriminale kjo për të cilën prokuroria shqiptare në 19 tetor 2017 e arrestoi pasi sekuestroi 4 tonelata drogë. Xhafaj vuri në zbatim skemën për ta degdisur në Itali. Ministrja pretendon se është Prokuroria e Përgjithshme që nuk e njoftoi se nuk mund ta ekstradonte. Ministria është vetëm 500 m larg nga burgu ku mbahej Siti, por edhe nga Krimet e Rënda, ndërsa nuk verifikoi, shkeli ligjin. E miratoi ekstradimin për 24 orë duke finalizuar skemën e firmosur nga Xhafaj. Ministrja e Drejtësisë zgjodhi të shkelë ligjin, miratoi ekstradimin. Nezar Seitin e degdise në shkelje të ligjit, por motivet i le këtu. Ai ishte i vetmi anëtar i bandës i rënë në rrjetën shqiptare. Habilajt në Itali, 3 shefat e policisë në arrati me mbrojtjen e Ramës, Tahiri në Parlament, Nezari ishte i vetmi që mund të fliste. Seiti do të fliste për paratë, për eurot me të cilat u blenë gjerdanët për familjarët e Tahirit dhe 20 mln euro që kaluan nga Seiti në duart e Tahirit, që Rama të blinte zgjedhjet. Te 313 ka një qeli që është lënë bosh, e vetme ajo qeli nuk iu mban të gjithëve. Por nuk qëndron arsyeja. Në gjithë këtë histori mes hajdutësh e kriminelësh, ku e fusni veten? Është momenti që të pendoheni. Në burgun 313 ka një qeli që është lënë bosh, e vetme ajo nuk ua mban të gjithëve”, u shpreh Alibeaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?