PD kallëzoi ministren Xhaçka, SPAK nis hetimin për tenderin e ushqimeve
SPAK nis hetimet pas kallëzimit penal të PD ndaj Ministrisë së Mbrojtjes për tenderin e ushqimeve.
Burime për ABC News njoftojnë se kallëzimi ka mbërritur në SPAK tre ditë më parë.
Partia Demokratike dorëzoi në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kallëzim penal në ngarkim edhe të ministres së mbrojtjes Olta Xhaçka.
PD gjithashtu kallëzoi edhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Mbrojtjes, dhe shoqëritë “EUROVIA” shpk, dhe XPERT SYSTEMS sh.p.k.
Sipas selisë blu, ministrja Xhaçka ka abuzuar me tenderin e ushqimeve me vlerë 1.5 milion euro.
Në kallëzimin e firmosur nga sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi tuhej se në dokumentet e tenderit mungon argumentimi se përse janë ftuar kompanitë e shpallura fituese “EUROVIA” shpknj dhe shoqëria XPERT SYSTEMS sh.p.k., në kushtet kur asnjëra prej tyre nuk është e specializuar në fushën e objektit të prokurimit.