PD kërkon Gledis Nanon në Kuvend: Çfarë fole me oficerin për Martinajn?
Ervis Martinaj është kthyer në ”armë” të politikës. Deputetët e PD-së, të pranishëm këtë të martë në Komisionin e Sigurisë, kanë kërkuar që ish-drejtori i Policisë Gledis Nano, të dëshmojë për bisedën që ai ka bërë me oficerin Jeton Lami, efektiv i Operacionales që shoqëronte të shumëkërkuarin Ervis Martinajt deri në momentin që ky i fundit humbi gjurmët.
Flamur Noka: Ju na lexuat detyrimin që ka oficeri i Policisë për të ruajtur sekretin e punës profesionale, këtë gjë kur Nano të vijë, lexojani që ta ketë parasysh. Por për sa kohë ne kemi të drejtë ta thërrasim, ai të vijë dhe më pas e vendos vetë, do të flasë apo jo. Duam ta dëgjojmë sepse ka hapur kutinë e pandorës për lidhjet e politikës me krimin.
Ferdinand Xhaferraj: Opozita hyn në tagerin e të qenurit ekspert dhe grup interesi, kështu që të thirret. Është bërë ky debat edhe më herët.
Nasip Naço: Ju lutem, kam njoftuar Ministrin e Brendshëm, pika për Nano bie në kundërshti. Për aq sa e njoh unë ligjin, nuk gjeni hapësirë për ta thirrur Nanon në këtë Komision. Zoti Xhaferri, edhe po të orientoj. Rregullorja nuk e parashikon. Në seancë për konferencë kryetarësh mblidheni e shtrojeni. Firmën time s’e keni.
Ervin Salianji: Tani që të jemi të qartë, ne nuk kemi lidhje e kontakt me të, e kërkojmë për shkak të qëndrimit publik që ka pasur. Ne nuk po e thërrasim në kafe, as në rrugë, bëjeni që të jetë me dyer të mbyllura, pse keni frikë ju? Lërja të drejtën atij në dorë morë, ti dërgoja shkresën dhe thuaja, ai mund të thotë edhe nuk vij fare.