PD kërkon identifikimin elektronik të zgjedhësve: Verifikon dhe parandalon votimin e shumëfishtë në një qendër

Anëtari i PD në tryezën e Komisionit për Reformën Zgjedhore Oerd Bylykbashi ka propozuat futja e planifikimit biometrik të zgjedhësve dhe numërimin elektronik të votavenë sistemin zgjedhor.

“Opozita ka bërë propozimin për një nga çështjet kryesore. Futja e planifikimit biometrik të zgjedhësve dhe numërimin elektronik të votave.  Probleme të tilla janë kanceri i procesit të votimit. Propozimi ynë i sotëm është një adresim i drejtëpërdrejtë. Kemi kohë që e propozojmë shpresojmë se do të kemi dakordësi që shqiptarët në të gjitha qendrat e votimit të identifikohen në mënyrë të besueshme. Ti lëmë kohën e mjaftueshme për të marrë propozimet tona. Propozimi ynë është i thjeshtë”, tha Bylykbashi.

Në propozimet e PD theksohet se indentifikimi biometrik i zgjedhësve bëhet me qëllim verifikimin dhe parandalimin e votimit të shumfishtë në të njëjtën qendër votimi ose në qendra të ndryshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?