PD kërkon largimin e Spiropalit: Maskaralliku i qeverisë nuk njeh kufij

Deputetja e PD, Orjola Pampuri ka komentuar deklaratat e ministres Elisa Spiropali dhe publikimin e identitit të prindërve të vajzës së abuzuar seksualisht në Kavajë në profilin e kryeministrit. Në një reagim në rrjetet sociale, Pampuri kërkon largimin e Spiropalit nga politika, pasi sipas saj shkelur ligjin: “Për mbrojtjen e të drejtave personale”.

Reagimi i plotë

Maskaralleku i qeverise spiropaliste me ngjarjen e rende te Kavajes nuk njeh kufi. Nje dite e quan ngjarjen skene filmi, nje dite ben shoë, me pas ben propagande duke shkelur cdo kod etik, moral, por edhe ligjin duke nxjerre me ze dhe figure prinderit fatkeqe. Jo per here te pare deshtimin e qeverisjes se tij Edi Rama mundohet ta fshehe pas propagandes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Perdorimi i dhimbjes se prinderve te vajzes nga Kavaja eshte kulmi i maskarallekut te kesaj mizerje qeverie. Te njejten gje bene me Xhisielen e Fushe-Krujes, te cilen ne fund e detyruan te mohoje veten. Kjo eshte e vetmja qeveri qe ben propaganden me viktima te pushtetit te saj te degraduar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Elisa Spiropali duhet te largohet nje ore e me pare pasi ka shkelur ligjin: “Per mbrojtjen e te drejtave personale” e me pas dhe Edi Rama. Keta nuk njohin limite sepse kane moralin e perdhunuesve qe sollen ne pushtet. Me 16 Shkurt te gjithe bashke te largojme Edi Ramen qe neser te mos kete viktima “subjekt” per filmat e propagandes se tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?