PD kërkon ndryshime Kushtetuese, analistët: Duan garanci

PD do të rikthehet pas 2 viteve mungesë në Kuvend, me 2 kërkesa. Kryedemokrati Lulzim Basha do të prezantojë nismën për zhbërjen e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, për të cilat tha se nuk i përgjigjen nevojës së shoqërisë për demokraci.

Për politologun Afrim Krasniqi, kërkesa e Bashës tregon se opozita ka si strategji krijimin e garancive për barazi në zgjedhjet e ardhshme. Kurse juristi Jordan Daci e lidh mesazhin e Bashës me nevojën për të rikthyer balancimin e pushteteve dhe ekuilibrat politikë në vend.

Ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 erdhën si një dakortësi mes demokratëve të Sali Berishës dhe socialistëve të Edi Ramës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?