PD kërkon përjashtimin e Ballës për 30 ditë nga Kuvendi
PD ka kërkuar përjashtimin e kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla nga Kuvendi për 30 ditë. Kjo këresë vjen pas debatit të zhvilluar ditën e djeshme në seancën maratonë mes Ballës dhe Berishës.
Shkak për këtë kërkesë është bërë një frazë e thënë nga Balla: “flisni për lepuj, por për folët për lepuj duhet të flisni edhe për zagarët, sepse lepurin e pritë e sjell zagari”. Kjo ishte kthim përgjigje për Berishën, i cili në foltore e cilësoi Endrit Shabanin si ‘lepur i Surrelit’ duke nënkuptuar se ai është shërbëtor i Edi Ramës.
Demokratët kanë pretenduar se Balla i është referuar atyre si zagarë dhe kjo ka bërë që ata të kërkojnë përjashtimin e tij nga aktivitetet parlamentare për 30 ditë.
KOHA JONË SONDAZH

